Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me kokainë në makinë
Policia italiane e Fermo, ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me 400 gramë kokainë.
Operacioni u zhvillua në orët e para të kësaj të enjteje, nga policia e Fermos.
Patrulla bllokoi një makinë Fiata Panda, e cila drejtoi nga 30-vjeçari shqiptar X.K.
Brenda në mjet u gjet një pako e mbështjellë me celofan, brenda së cilës kishte 400 gramë kokainë të pastër.
Krahas lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një peshore dhe disa telefona.
I dyshuari u dërgua në burgun e Ascoli, ndërsa nga verifikimet e kryera nuk rezultonte me precedentë.
Sakaq lënda narkotike me vlerë tregu, shkonte më shumë se 100 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

