Arrestohet “skifteri” i Benz-ave

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas për vjedhjen e 4 automjeteve në këtë qytet. Në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale K.K, 33-vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.

Vjedhjet për të cilat dyshohet se autor është 33-vjeçari

• Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.
• Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.
• Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.
• Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automjetet e sekuestruara i janë dorëzuar pronarëve përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?