Arrestohet terroristi më i kërkuar në botë

Personi që ideoi dhe drejtoi sulmet terroriste të Parisit ku vdiqën 130 persona, dyshohet se është arrestuar në Bruksel.

Abdeslam Salah, sipas medieve, është vënë në pranga gjatë një aksioni të policisë në lagjen Molembek.

Salah besohet se është plagosur dhe është bllokuar në një apartament në lagjen e famshme të Brukselit ku gjatë nëntorit policia vrau disa terroristë.

Gjatë këtij aksioni një efektiv policie dyshohet se është plagosur ndërsa autoritetet kanë bërë me dije që operacioni është ende në zhvillim.

Burime të policisë kanë thënë se ky operacion në ‘Quatre Vents’ në Molenbeek do të jetë nën vëzhgim me qëllim arrestimin e terroristëve të tjerë.

Nga raportimet e para të medieve Salah Abdeslam është lënduar në këmbën e tij ndërsa më pas është arrestuar.

SHKARKO APP