“Arrestoni Lamen, Veliajn, Lleshajn”, banorët e Astirit: I bëjmë thirrje ambasadave

Banorët e Astirit po protestojnë para Prokurorisë së Tiranë pasi sipas tyre nuk janë marrë parasysh kallëzimet e bëra në Prokurori për tenderat dhe për projektin.

Me anë të protestës banorët kërkojnë që të nisin hetimet lidhur me projektin dhe të pezullohen punimet në Unazën e Re. Banorët janë shprehur se duhet reagimi i të gjithve pasi po dhunohen. Ata kanë kërkuar arrestimin e kreut të ALUIZNIT,  Artan Lames, ministrit të Brendshë Sandër Lleshaj, kryetarin e bashkisë Erion Veliajn dhe Arbër Maznikut.

“Reagoni, po na grabisin dhe po na dhunojnë. Duhet të arrestohet Sander Lleshaj për dhunën e ushtruar ndaj nesh. Hetoni dhe arrestoni, Artan Lamen, Erion Veliaj, Arbër Maznikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë arrestuar 100 banorë të Astirit, prokuroria të hetojë çështjen e Astirit sa më shpejt. Do i drejtohemi ambasadave të huaja në vendin tonë pasi të merkurën do fillojnë shembjet në Unazë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Lutfi Kastrati tha se : Thirrje Elisabeta Imerajt që të mos e përdorin politikanët. I bëj thirrje ambasadave, përjashtuar asaj serbe të hapin dyert për banorët e Unazes së Re. Do përshkallëzojmë protestat, deri sa prokuroria të nisë hetimet dhe të ndalojë punimet. Duam drejtesi, ndryshe do bëjmë vetëgjyqësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?