Arrestohen dy grabitësit që vodhën Katedralen e Korçës

Arrestohen autorët e vjedhjes së Katedrales së Korçës, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Komisariati i Korçës brenda dy ditësh nga ngjarja ka identifikuar autorët. Në pranga u arrestuan Genci Arifi, 40-vjeç dhe Joan Cigare, 23 vjeç. Ky i fundit njihet si përdorues i lëndëve narkotike (heroinë).

Ndërkohë që një person tjetër dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në vjedhje dhe është shpallur në kërkim nga policia. Grabitja ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy grabitësit u hoqën si besimtarë dhe pasi hynë në ambientet e Kishës, kanë vjedhur arkën e bamirësisë, duke marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra. Ketradalja e Korçës është destinacioni i preferuar i hajdutëve, pasi është grabitur për të tretën herë. /shqiptarja.com/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?