ARRSH nis punën në një tjetër aks rrugor, ja si devijohet trafiku

Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, një tjetër segment rrugor do t’i do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orën 06:00 të së hënës ka nisur ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit)-Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 te dites se hënë. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Trafiku i mjeteve te renda qe vijnë nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga i njëjti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Trafiku i mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durres.

3. Trafiku i mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” – Kamez – Fushe Kruje.

4. Drejtuesit e autoveturave do te vijojnë te normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

5. Transporti i udhëtareve ne te dy drejtimet do te përdorin segmentin e rrugës se aeroportit te Rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6. Ky devijim do te vazhdoje deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?