ARRSH: Rruga Tiranë-Elbasan, e bllokuar gjatë fundjavës

 Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të shtunën se aksi rrugor Tiranë-Elbasan do të vijojë të jetë i bllokuar gjatë gjithë fundjavës.

“Qytetarët duhet të përdorin aksin Tiranë-Rrogozhinë”, bëhet e ditur në një njoftim për mediat.

Sipas ARRSH-së, bllokimi i aksit rrugor Tiranë-Elbasan erdhi si pasojë e reshjeve të shiut, qe sipas ARRSH, mund të krijojnë probleme sa i përket rrëshqitjes së dherave, çka do të vinte në rrezik sigurinë e qytetarëve.

SHKARKO APP