ARRSH: Rrugët janë të gjitha të kalueshme, kemi hedhur 5 mijë ton kripë

Paçka reshjeve të borës dhe ngricave të ditëve të fundit, të gjitha akset rrugore që menaxhohen nga ARRSH-ja nuk janë të bllokuara.

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi thotë se janë plot 114 borëpastruese në terren në dispozicion të situatave të ndryshme, ndërsa theksoi se deri më tani janë hedhur rreth 5 mijë ton kripë.

“Akse të bllokuara nuk kemi në asnjë zonë që menaxhohet nga ARSH, pjesa tjetër menaxhohet nga Bashkitë mund të kemi disa rrugë tek tuk në zona të thella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e Arbrit është e kalueshme në pjesën më të madhe të saj. Kemi përdorur me investime të bëra nga kompanitë dhe By-passin e tunelit të rrugës së Arbrit. E kemi thënë edhe gjatë hapjes që nëse ka reshje bore, do të bllokohet. Kjo nuk do të thotë që rruga e Arbit është bllokuar është thjesht e pezulluar derisa borëpastrueset ta pastrojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi 114 mjete borëpastruese, kemi futur në qarkullim edhe mjetet e reja borëpastruese, ato e bluajnë borën dhe e nxjerrin jashtë rrugës. Kemi hedhur mbi 5 mijë ton kripë deri më tani në rrugët e vendit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?