Arsenal armësh në banesë, arrestohet 49­-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës arreston një person, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh në banesë. Më datë 31.07.2015, rreth orës 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Ferdinand Ravolli, vjeç 49, banues në rrugën”Qemal Stafa”, pasi dyshohet se në orën 18.00, në banesë, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 1000 fishekë sportiv, me kalibër 5.6 mm, 150 fishekë parabellum me kalibër 9 mm, 184 fishekë model 56 me kalibër 7.62 mm, 20 fishekë model 54 me kalibër 7.62 mm, 21 fishekë model 43, 36 fishekë model parabellum me kalibër 9 mm, 9 fishekë të kalibrave të ndyshëm e një fishek për pistoleta me mulli, 3 palë pranga policie inoksi, 3 krëhëra automatiku, 2 krehëra për armë sportive, 3 krehër thike pistolete e pjesë përbërëse pistolete si gjilpëra e shtjekëza, 3 ndezësa të unifikuar, 1 busull ushtarake me nr. 509214, fitil zjarrpërcjellës, 3 jelek, 1 pllakë jeleku antiplumb, 7 çanta krehërash, 35 rripa për mbajtje armë luftarake, 4 këllëfe pistolete, një palë targa.

Po sot, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.R, vjeç 39, banues në rrugën”Qemal Stafa” Tiranë, i cili u shtrua në spitalin nr. 5, pasi dyshohet se në orën 12.30, në qendër, ju gjet e bllokua me cilësië e proves materiale 8 fishekë me kalibër 9 mm e 1 fishek model 56 me kalibër 7.62 mm. 

SHKARKO APP