Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arsenal armësh në Tiranë! Bazë e grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë (VIDEO)

Aktualitet E premte, 19 Qershor 2020 11:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia e Tiranës, në një banesë në Yzberisht, ka zbuluar një arsenal armësh. Thuhet se kjo është bazë e grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë. Bëhet fjalë për mbi 20 armë të rënda, mes tyre edhe një snajper, bazë e trafikut të armëve dhe vrasësve me pagesë.

1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu, 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë, është sasia e zbuluar, gjithsej 15 armë, e ndërsa është vënë në pranga pronari i kësaj banesë Gëzim Haroku, pjesëtar i grupit kriminal.

Kjo banesë është zbuluar në kuadër të hetimeve që u bënë pas sulmit me armë ndaj kompleksit “Eiffel” në autostradën Tiranë-Durrës, 4 ditë më parë. Autor i kësaj ngjarjeje është pikërisht Gëzim Haroku, pronari i kësaj banesë dhe anëtar i këtij grupi kriminal, teksa është shpallur në kërkim, një tjetër person i identifikuar si Erigers Mihasi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dyshja ka qëlluar me armë në drejtim të kompleksit më 15 qershor, fatmirësisht pa pasoja, por vetëm dëme materiale dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me anë të një motori, edhe ky i sekuestruar. Armët janë dërguar në laboratorin e Policisë së Shtetit ku po bëhen verifikime nëse janë përdorur për ngjarje të tjera kriminale të regjistruara në vendin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e Policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal. Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 5 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 5 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 6 orësh

Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G.H. Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M. Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e shtetasit G. H. mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.

Bazuar në këto informacione, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G. H. dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe shtetasi G. H.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu), 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/266064397937282/

Etiketat e lidhura

baze kriminelëveTirane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 4 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 5 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 5 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 16 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 21 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 7 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.