Arsimi në ditët më të këqija, më shumë se 50% e mësuesve ngelin në provimin e liçencës
Provimi i shtetit për mësuesit e rinj ka prodhuar rezultate skandaloze.
As 50% e kandidatëve nuk kanë arritur dot të marrin provimin e liçencës.
Edhe pse kanë mbaruar studimet e larta, gjysma e tyre ka ngelur.
Provimin e kanë kaluar vetëm 49.6 % e pjesmarrësve, por ajo që bjen në sy është fakti që asnjë prej tyre nuk ka marrë pikët maksimale.
Qëndra e Shërbimeve Arsimore ka njoftuar se ngelësit duhet t’i nënshtrohet sërisht testimit, kundrejt një pagese.
Gjithashtu kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin e provimit. Për mësuesit e vjetër dhe ata në pension, ky rezultat është një këmbanë alarmi dhe duhet të merren masa të menjëhershme.
Duke qenë se as 50% e mësuesve nuk arrijnë të kalojnë provimin, atëhere përse na duhet portali?
KOHA JONË SONDAZH

