Arsimi profesional, Klosi: Do të rivendoset kriteri i mesatares

Nga Elbasani ku inspektoi rikonstruksionin e dy shkollave të arsimit profesional, Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, njoftoi se do të rikthehet kriteri i mesatares. Klosi tha se për nxënësit në nevojë librat do shpërndahen falas dhe akomodimi në konvikte do të jetë falas.

Për herë të parë pas shumë vitesh në të dy shkollat profesionale në Elbasan “Sali Çeka” dhe “Ali Myftiu”, do të rivendoset kriteri i mesatares.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë inspektimit të shkollave paralajmëroi se rritja e numrit të nxënësve do të sjellë edhe bashkimin e dy institucioneve në një të vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ky projekt pilot do të përmirësonte edhe më tej cilësinë e mësimdhënies.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Mirëqënies Sociale ka sqaruar se për nxenësit nga familje në nevojë, do te sigurohen falas librat dhe akomodimi ne konviktet e këtyre shkollave.

Vetëm në ditën e parë të fillimit të regjistrimeve, numri i nxënësve ka shkuar ne 200 nga 800 që është kapaciteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?