Arsimi profesional, Klosi: Rrit mundësitë për punësim

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ishte në shkollën profesionale bujqësore në Fier “Rakip Kryeziu”, ku vlerësoi këtë arsim si një mundësi më shumë punësimi për të rinjtë e zonës, teksa mori pjesë edhe në panairin e organizuar nga shkollat profesionale të qarkut Fier.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Armand Subashi, Klosi vlerësoi se investimi në arsimin profesional ka hapur rrugët e punësimit për shumë të rinj.

“Një djalë apo një vajzë që mbaron arsimin profesional ka shumë mundësi që jo vetëm në biznesin e tij me familjarët e tij në bujqësi, por të ndihmojë dhe të hapë një biznes për të gjithë komunitetin. Çdo fëmijë, djalë apo vajzë i kësaj shkolle do të ketë mundësi që të jetë një pikë referimi nga zona ku ai vjen”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, ministri Klosi vizitoi panairin me punime të ndryshme të nxënësve nga  shkollat profesionale të qytetit të Fierit, Beratit dhe Lushnjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?