”Arsimtarët tanë kanë pagën më të ulët në Europë”, Caka: Rama po vepron sipas qejfit

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka përmes një postimi në facebook, thotë se arsimtarët tanë kanë pagën më të ulët në Europë. ”Në Shqipëri Kryeministri u thotë se “ka mbaruar koha kur pagat rriten se ngrihen sindikatat”! Po çfarë është ky budallallëk? Çfarë i di ky idiot sindikatat? Grupe patronazhistësh”,-shkruan Caka.

Postimi i plotë

Arsimtarët tanë kanë pagën më të ulët në Europë. Në të gjithë botën sindikatat ngrihen dhe kërkojnë rritje të pagave e përmirësim të kushteve të punës dhe ky është një proces më shumë se normal, gati i natyrshëm.

Në Shqipëri Kryeministri u thotë se “ka mbaruar koha kur pagat rriten se ngrihen sindikatat”! Po çfarë është ky budallallëk? Çfarë i di ky idiot sindikatat? Grupe patronazhistësh?

E për aq kohë sa ky të bëjë sipas qejfit, ne do vazhdojmë të kemi nivelin më të ulët të pagave të arsimtarëve në Europë.

SHKARKO APP