Arsyet pse shqiptarët po ikin në masë nga vendi

Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditërezultatet e një anketë të zhvilluar në fund të vitit 2017 në vendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshë pune (25 deri 64 vjeç) synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janë më të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan tëemigrojnë mësë shumti dhe planet për emigracion nuk ndryshojnë nga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnë brenda vititështë më e lartë në Maqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke (1.9%) dhe Poloni (4.3%). Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt e rinj. Papunësia është arsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.

Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët iaktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë një shtysëpër emigracion. Gjithashtu mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë më shumë banorët e Ballkanit të emigrojnë jashtë vendit. Teksa emigrimi në rajon pos shtyhet nga faktorëekonomi, nëvitet e fundit emigrimi për arsye jo ekonomike po zgjerohet. Rezultatet tregojnë se, midis 2010 dhe 2015, synimet për të emigruar u përhapen më shumë. Raporti zbuloi më tej se faktorët jo-monetarë luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht cilësia e jetës po merr rol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emigracioni për arsye të shkollimit të fëmijë për njëjetë mëcilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisë së mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja të emigracionit. Studimi referon se përgjithësisht ata që planifikojnë të largohen e realizojnë këtë, ndonëse jo 100%. Në të gjitha anketat e mëparshme në Europë edhe në vendet e zhvilluar përvoja ka treguar se të pothuajse të gjitha ata që kishin pohuar se do të emigronin e kishin realizuar këtë qëllim brenda dy e tre viteve, përveç atyre që kishin probleme shëndetësore. /Monitor/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?