Arta Marku pranon dorëheqjen e Nezhës, emëron drejtues të ri në Prokurorinë e Elbasanit (Emri)
Kryeprokurorja Arta Marku ka pranuar sot dorëheqjen e paraqitur pak ditë më parë nga Ardjan Nezha. Ndonëse vendimi i tij ka qënë i papritur, Nezha ka sqaruar se këtë vendim e merrte për arsye shëndetësore.
Në vend të Nezhës drejtuese e Prokurorisë së Elbasnit, siç raporton “BalkanWeb” është emëruar përkohësisht prokurorja Enkeleda Millonai.
Ardjan Nezha u emërua në krye të Prokurorisë së Elbasanit nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe zëvendësoi në këtë detyrë Dritan Ginën, për të cilin nisi një hetim disiplinor pasi nuk pranoi të linte detyrën.
Gina është bashkëshorti i Prokurores Rovena Gashi, e cila u zbrit gjithashtu nga detyra e Drejtores së Sekorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
KOHA JONË SONDAZH

