Arta Marku te “Ligjet”: Mbani qetësi, e shoh që jeni lodhur

Kryeprokurorja Arta Marku prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të 2017-s për institucionin që drejton, ndërsa nuk i kurseu fjalët kur vjen puna për t’ju dëgjuar zëri.

Ajo foli për më shumë procedime penale për korrupsion gjatë këtij viti, për debate profesionale mes prokurorëve dhe u ndal në shifra konkrete por kjo me sa duketi hoqi vëmendjen anëtarëve të komisionit.

Ndërsa ata u dëgjuan teksa bënin muhabet, zonja Marku ngriti disi zërin dhe kërkoi të mbahej qetësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesës së saj iu përgjigj kryetari Ulsi Manja i cile e këshilloi ta përmblidhte diskutimin. Në këtë rast, zonjës Marku i takoi të vendoste sërish pikat mbi “i”.

Arta Marku:
 Mabani pak qetësi ju lutem
Ulsi Manja: Po dhe ju raportin disi më të Më përmledhur…
Arta Marku: E shoh që jeni lodhur por prokuroria ka punë

Swiss Digital Mobile Reklama

Me të thënë këtë ajo vijoi me raportimin, ndërsa Manja ndërhyri disa herë për të vënë qetësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?