Arta Marku: Vlora, qyteti me kriminalitetin më të lartë
Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.
Në një deklaratë, u shpreh se qyteti bregdetar ka nivelin më të lartë të kriminalitetit në qark dhe një pjesë e madhe e ngjarjeve janë të pazbardhura.
Arta Marku: “Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorës se në Fier, Berat, Lushnje. Ngjarjet kanë qenë nga më të dhunshmet dhe një pjesë e madhe e tyre janë ende të pazbuluara.
Kërkoj që të bashkëpunojmë me policinë e Shtetit dhe organe të tjera ligjzbatuese që në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe deri në zbardhjen e saj. Asnjë instituticion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat.”
KOHA JONË SONDAZH

