Arta Vorpsi betohet te noterja, plas gallata në rrjet: Më mirë të thotë më rëntë pika e për kokë të mamit
Betimi te noterja i Arta Vorpsit si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese vijon të shkaktojë reagime të shumta jo vetëm nga klasa politike, por edhe nga personazhe publikë të cilët nuk i kursejnë batutat e tyre lidhur me këtë fakt.
Kështu “njeriu i memeve”, Genc Sejko në llogarinë e tij shkruan:
“Edhe Saimir Tahiri tek noteri e shiti Audin”
Ndërsa gazetari dhe humoristi Ismet Drishti shkruan:
“Fillimi i mbarë – gjysma e punës! Do i sugjeroja të betohej: Më rëntë pika dhe për kokë të mamit, në mënyrë që të besohej nga gjithë”
Ndërsa gazetarja Juli Xhokaxhi shkruan:
“Do iki dhe unë te noterja… me një firmë ç’a nuk bëhet”.