Arta Vorpsi shkon te noteri, avokati Daci: Një akt që noterizon turpin!

Avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” tha se vendimi i Arta Vorpsi për të shkuar në noteri për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është një vendim absurd.

Daci theksoi se e njeh personalisht Vorpsin dhe nuk mendonte se do të arrinte deri në këtë pikë. Ai tha se ky është një akt që noterizon turpin, kurse shtoi se shpreson që kriza të mos shkojë edhe më tej.

“Unë e njoh personalisht dhe nuk njihja që Arta të shkonte në noteri. Nuk mund të kuptohet kjo situatë. Mund të jetë edhe dëshpërim, por është absurde situata. Është një akt që noterizon turpin dhe banalitetin e situatës ku ndodhemi. Kemi një shkelje të rëndë dhe të frikshme nga pikëpamja kushtetuese. Nuk justifikohet shkelja e Kushtetutës. Unë besoj se kemi një krizë të thellë. Zgjidhja politike që prevalon zgjidhjen kushtetuese është absurditet që nuk i shkon një shteti”, tha avokati Daci.

SHKARKO APP