Artan Didi ikën në SHBA

 

Artan Didi dha dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas skandalit të fshehjes për disa muaj të një kërkese të autoriteteve belge për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Por ky rast i paprecedent në policinë shqiptare nuk do ta pengojë ish –kryepolicin të ushtrojë një tjetër detyrë, jo pak të rëndësishme. Qeveria pritet ta emërojë oficer kontakti në ambasadën tonë në SHBA, shkruan Gazeta Shqiptare, që ka marrë edhe pohimin e Didit. Ky lajm vjen vetëm dy ditë pasi Didi u përball në prokurori me ish –shefin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, i pezulluar nga detyra me udhër të Didit. Bajraktari u arrestua, por u la i lirë pasi gjykata e vlerësoi të paligjshëm ndalimin. Në prokurori ai ka pohuar se udhër arrestin belg të mbërritur në zyrën e Interpol Tirana ia ka përcjellë Artan Didit. Ish –kryepolici e ka mohuar, por ai dha dorëheqjen menjëherë pas daljes në dritë të këtij skandali. Pavarësisht se akuzohet nga ish –vartësi i tij se e ka mbajtur në syrtar kërkesën e autoriteteve belge, në shkelje të ligjit, Didi do të ushtrojë një tjetër funksion zyrtar. Ai ka thënë madje se i janë bërë disa oferta dhe ajo e oficerit të kontaktit në SHBA është vetëm njëra prej tyre. 

SHKARKO APP