Artan Fuga për kaosin nga PD në Kuvend: Nga qëndrimi i ndërkombëtarëve ka përfituar…
Për kaosin e krijuar prej javësh në Kuvend, akademiku Artan Fuga thotë se PD-ja ndodhet në një udhëkryq të madh. Për të nga qëndrimi i ndërkombëtarëve ka përfituar PD-ja e Sali Berishës.
“Në lidhje me kaosin në Kuvend, dua të them se opozita e drejtuar nga Berisha ka disa të drejta që nuk u njihen. Kërkesa e tyre për komisionet është një kërkesë e cila është formalisht e padiskutueshme. Kur ne themi për një të drejtë juridike, kjo e drejtë nuk gjykohet dhe nuk konsiderohet se mund të jepet apo jo në funksion të dobisë edhe mund të mos ketë dobi.
Është si kërkesa ime për fjalën e lirë, unë mund të flas ose jo, kjo është punë tjetër. Janë argumente që nuk mund të pranohen. Ka një bllokim të aktivitetit parlamentar të opozitës. Në situatën ku është opozita, armën e vetë në thonjëza, fjalën ka, ndikimin e opinionit publik, vënien përballë të funksionarëve të lartë të shtetit. Pra është një e drejtë e saj.
Për sa i përket akuzave ndaj zitit Berisha, ai ka deklaruar se ky është një presion, një ndëshkim politik. Për mua Kushtetua është pak e paqartë. Kushtetua është pak evazive dhe me kalimin e kohës brezat e rinj do mund ta përpunojnë.
Së treti, opozita ndodhet në një udhëkryq të madh. Opozita ndjen se ka dobësitë e veta. Shoh që aksioni i deputetëve në sallën e Parlamentit është në raport të zhdrejtë me aftësitë e opozitës për të mobilizuar njerëzit në protesta apo në aksione të tjera popullore.
Ajo që ka fituar opozita është thirrja e ndërkombëtarëve, po ajo thirrje ka një nënkuptim. Opozita ka pasur një tendencë për të thënë se faktori ndërkombëtar ka bërë një hap që s’e ka bërë më parë. Opozita ka të drejtë të thotë se opinioni zyrtar ndërkombëtar ka marrë pozicionin e një arbitri të paanshëm”, tha Fuga.