Artan Hoxha: Ish-ministri Tahiri të ruhet në qelitë e burgut, ai ka parë dhe ka regjistruar shumë gjëra për qeverinë e tij!

Nga Artan Hoxha-

Maks Haxhia, avokati i Tahirit tha pas vendimit, duke iu drejtuar çunave:

“Visi, çoji dy paketa, Sajmirit….”

Tahiri besoi shumë se do t’i shpëtonte pikërisht kësaj fjalie, thënë nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli!

Swiss Digital Desktop Reklama

Padiskutim që Saimir Tahiri, si ministri i brendshëm me jetëgjatë i 32 viteve të postkomunizmit, di shumë për ATA dhe ATË, atje lartë..

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ish-ministër i brendshëm dhe si krahu i djathtë i kryeministrit në detyrë, Tahiri ka parë shumë gjëra, ka dëgjuar shumë gjëra të tjera, ka rregjistruar dhe administruar shumë prova.

Por që nga mbremja e sotme, Tahiri, me shumë se sa të rrëfejë të vertetën e asaj çfarë di, duhet të mendojë t’u mbijetojë qelive të burgut, ku ndodhet 24 orë në 24 nën kontrollin e ATYRE atje lartë…

Në fund të fundit, hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë.

Tahiri, tashmë si “koke turku” në burg ka kohen e mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, do të rrëfehet apo do pranojë fatin e tij…

Jeta vazhdon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?