Artan Hoxha: Kanabisi ka treg të sigurt. Financuesit japin paratë, të tjerë e kultivojnë

Qindra milionë euro nxirren nga trafiku i lëndëve narkotike në vend. Kështu deklaroi gazetari investigativ Artan Hoxha. I ftuar në rubrikën ‘Opionon’ në “News24” ai teksa u ndal tek operacionet antikanabis që po ndërmerren nga Policia e Shtetit, pohoi se kanabis sattiva ka një treg të sigurt.

Hoxha ndër të tjera pohoi se hashashi shkëmbehet me heroinë në Turqi, që sipas tij është edhe një nga vendet kryesore dhe shërben si bazë kryesore. “Grupet shqiptare e kanë marrë nga Turqia heroinën”, tha Hoxha. Hoxha theksoi se për mbjelljen e kanabisin të tjerë financojnë dhe të tjerë grupe kultivojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Hoxha ka komentuar aksionin e policisë në Skrapar, të kryer më 25 gusht, ku u arrestuan 11 persona.
Më tej, ai ka shtuar se financuesit e bimëve narkotike janë përgjegjësit kryesor dhe është e rëndësishem që ata të zbulohen.
“Në Skrapar, numri më i madh i të arrestuarve. Në Skrapar u gjet kanabis dhe armë. Policia kreu një aksion të suksesshëm në këtë qytet. Aksioni u zhvillua më 25 gusht, ku u arrestuan 11 persona. Bima e kanabisit ishte në fazën e korrjes. Në aksion janë kapur edhe armë automatike, punonjësit ishin të pajisur. Kur ka vullnet, policia jep rezultate. Asnjëri nga personat e arrestuar nuk është nga Skrapari, ato janë nga Dibra, Tirana, Saranda, Gramshi, etj. Në disa parcela bima kalonte dhe 2 metra, shumë pranë korrjes. E rëndësishme është që të shkohet te financuesit e kanabisit. Një polic paguhet minimalisht aq sa kushton një bimë e vetme”, ka deklaruar Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?