Artan Hoxha: Një grup kriminal i ka vënë gjobë një biznesmeni në Tiranë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se një biznesmen i fuqishëm është gjobitur nga një bandë kriminale. I ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, me temë “Vrasës me uniformë policie”, Artan Hoxha u shpreh se ky lajm ka 2-3 ditë që po qarkullon në kryeqytet. Gazetari investigativ shtoi se biznesmeni nuk ka bërë kallëzim penal për këtë kërcënim, ndërsa lajmin e konfirmoi edhe deputeti demokrat, Arben Ristani, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emisionin e mbrëmjes së sotme. Të pranishmit nuk dhanë detaje të tjera lidhur me identitetin e biznesmenit që është kërcënuar.

SHKARKO APP