Artan Hoxha publikon foton e Arben Ahmetaj në një aeroport afër Shqipërisë
Nga Artan Hoxha-
Arben Ahmetaj shfaqet në një tjetër aeroport…
Mbani frymen njerëz!
Gjuetia për njeriun më të kërkuar në Shqipëri, po vazhdon cep me cep të planetit.
Të henën paradite, menjëherë sapo publikova lajmin se:” “Ata” lart, kërkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverisë shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetror shendoshë e mirë” , makineria e rëndë e propagandes, u hodh në veprim. Specialistë dhe ekspertë u shfaqen në mediat kombetare, duke kembëngulur 100%, se lajmet për largimin e Ahmetajt ishin të paverteta.
Madje informonin opinionin publik me “bindje të plotë” se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” të sigurta, që Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shteteror.
Pak më vonë në mediat informative u shfaq një lajm i dytë, që vazhdonte të njëjtën linjë.
Informacioni për largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kërkesen për lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqiperise, nuk ishte i vertetë. Këtë gjë e kishin te konfirmuar nga avokatët e ish-zv/kryeministrit.
Diku nga mbremja, doli varianti tjetër.
Sipas versionit të ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur të përballej fort me drejtesinë e re dhe kundershtarët e tij”.
Në fakt Ahmetaj, tashmë e ka kuptuar qartë cilin ka kundër dhe se e duan me patjeter brenda qelisë burgut për të qenë të sigurtë se ai nuk do t’u hapë telashe.
Sigurisht, kur publikova lajmin për largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.
Të henën në mbremje publikova fotot-provë, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditen e të premtes së 7 korrikut 2023, duke kaluar në piken e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë.
Ahmetaj, u fotografua ndërsa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policët greke te kufirit.
Njeriu më i kërkuar në Shqipëri po udhetonte i vetëm drejt një vendi të BE-së i veshur sportiv, me atlete të kuqe, pantallona të shkurtra dhe bluzë verore.
Qe nga ajo ditë vendodhja e Ahmetajt u kthye në një çështje më të madhe se vetë çështja e madhe në hetim te tij.
Nga e hena në mbremje, për 48 orë rresht është thenë se Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, në Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike në Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri në Japoni.
Në fakt, njeriu më i kërkuar në Shqiperi, që ka trazuar të gjithë eliten politike dhe opinionin publik në vend rezulton të jetë shumë më afër.
Nuk e ka kaluar oqeanin, as atë Atlantik për në hemisferen perëndimore, as oqeanin Indian, për në Lindjen e Larget…
Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe!
Me poshte, në foto, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndërsa është tranzit në njerin nga aeroportet e BE-së.
Meqënëse është aeroport shumë i rrahur nga shqiptarët, besoj ndonje nga specialistët apo ekspertet e fushes, të angazhuar fuqimisht këto ditë mund të më ndihmoje për cilin aeroport bëhet fjalë deri sa unë ta “konfirmoje nga dy burime” serioze!