Artan Hoxha: Rama e Braçe duhet të merren në pyetje për atentatin ndaj Ndojit

“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë.

Kemi arritur në një pikë ku me të vërtët duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politka është brenda”.

Kështu shprehet Artan Hoxha për ABC News. “Kryeministri dhe zëvendëskryemistri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”, shprehet gazetari Artan Hoxha.

Gazetari Hoxha u ndal tek grupet kriminale, qe sipas tij janë të lidhur me njëri-tjetrin. “Nuk ka më besim tek policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”, tha Hoxha

SHKARKO APP