Artan Hoxha tregon prapaskenat e fotos së Ramës me Ardian Çapjan
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për foton e publikuar nga vetë ai pak ditë më parë, ku kryeministri Edi Rama shfaqej me Ardian Çapjan.
Në studion e Abc News, Hoxha u shpreh se ky person ishte i pari në listën e OFL, ndërkohë që kryeministri shfaqej në foto me të, në resortin e këtij të fundit.
“Pretendimi im ishte përballë një përfaqësuesi të qeverisë, ishte se besushemëria mbi këtë operacion nuk ishte ajo që pritet. Nxora foton kryeministrit Rama me një nga personat që është i pari në listën e OFL. Zyrtarisht figuron si biznesmen, ndërkohë në komunikatën e policisë thuhej se akuzohej për një seri vrasjesh që fillonin nga 2009 në 2016. Ne po na thuhej se do goditej krimi dhe unë nxora imazhet e këtij personi në një ambient të mbyllur, për drekë në resortin e tij në një situatë krejt normale, gjatë kohës kur kryeministri është në detyrën kryeministrit”, tha gazetari.
Më tej gazetari thekson se biznesmeni në foto, sipas policisë rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje kriminale që nga viti 2009, ndërsa fotoja me Ramën është realizuar në vitin 2017. Po ashtu Hoxha thekson se Rama e ndërmori këtë nismë, duke marrë si shembull vendimin e një gjyqtari në Elbasan, që liroi Florenc Çapjan, nipi i Ardian Çapjas.
“Pra e mori vesh kryeministri apo Policia e Shtetit që ky personi akuzohet për vrasje, kur atje thuhej se kjo foto është bërë në janar në 2017-ës? Ndërkohë OFL thotë se ky është akuzuar për vrasje që në 2009. Mes tyre është edhe Nezir Beqiri, babë e bir që u vranë në vitin 2012, u vranë teksa ishin në arrest shtëpie. Kemi një njeri, i penduar që është në burg Ervis Bradhi që ka nja 8 muaj që është marrë në mbrojtje dhe nuk merr njeri për deklarimet që ka bërë ai. Kur e prezantoi Rama këtë nismën, simboli që ai zgjodhi ishte vendimi i dhënë nga një gjyqtar i Elbasanit, Tomorr Kullulli që liroi 5 ditë para se Rama të shpjegonte nismën, kishte liruar, nipin e këtij personit që unë nxora në foto. Pra kishte liruar Florenc Çapjan, për të cilin Rama tha se krimineli doli me duar në xhepa.
Këto janë gjëra që i ka thënë kryeministri. Pra çfarë e kishte detyruar qeverinë të merrte këtë nismë emergjence, kundër krimit të organizuar? Pra ai mori si shembull Florenc Capjan dhe shteti kishte një dëshmitar të penduar, është bashkautor në vrasje. Fakti që nxora unë ishte pikërisht ky, papritmas, sapo kaluam pasojat e tërmetit fillon OFL dhe nis me këtë personazh. Dhe unë nxora këtë që ma shpjegoni këtë histori qëta besojnë. Ndërkohë që kryeministri ka qenë në atë resort kur ishte kryeministër, brenda harkut kohor të paraqitur nga OFL.
Gazetari thekson gjithashtu, se Rama e dinte shumë mirë se ku po shkonte, pasi ishte i shoqëruar edhe nga policia dhe Garda e Republikës.
Ishte në një vend që ai e dinte shumë mirë se ku po shkonte, i shoqëruar nga Garda e Republikës, policia dhe fakti tjetër që ky personazh që është etiketuar nga këta si organizator, etj, nuk është i dënuar. Pra ti po i çon një pra ti po i çon një formular por nxjerr në media vetëm për t’i rritur adudiencën mbi një veprim që po lufton krimin e organizuar. Rasti i Ekuadorit është tjetër gjë dhe ka të bëjë me thelbin e gjësë. Para dy javësh ne xorëm një video të një kryebashkiaku duke konsumuar kokainë. Ndërkohë në 17 janar në Kamëz rrëmbehet dhe zhduket një person. Papritmas zbulojmë në Shijak një resort. Si lidhet ngjarjet, ajo kokaina në Ekuador që transportohet në Shqipëri”, deklaroi Hoxha. /abcnews.al