Neritan Sejamini: SHBA ka ndryshuar qëndrim ndaj muxhahedinëve, ndaj qeveria shqiptare i sulmoi!

Në emisionin “Të PaEkspozuarit” te Ylli Rakipi, u debatua në lidhje me muxhahedinët në Manzë të Durrësit.

Ndër të tjera analisti Neritan Sejamini theksoi se ka ndryshuar qëndrimi politik i SHBA ndaj muxhahedinëve në Shqipëri, sepse ata i sollën në Shqipëri. Në fillim ishte qeveria e Berishës që pranoi 201 muxhahedinë dhe me pas në 2016 ishte kryeministri Rama që mori afro 2 mijë nga muxhahedinët që SHBA ia solli në Tiranë.

Por ka pak muaj që SHBA ka ndryshuar qëndrimin ndaj tyre, derisa DASH i quajti jo opozitë serioze dhe deklaroi se nuk i financon më.

Sejamini shtoi se ndaj qeveria shqiptare i sulmoi hapur duke përdorur forcën ndaj tyre për kontroll. Ky veprim ishte mesazh amerikan ndaj shtetit të Iranit se nuk i mbështesim më muxhahedinët.

 

SHKARKO APP