FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit.

Me një karrierë mbi pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, karaktereve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar. Ai u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe interpretoi gjithashtu në disa filma artistikë, ndërsa publiku do ta kujtojë gjithmonë për rolet që e bënë një ikonë të humorit shqiptar.

Në vitin 1989 u nderua me titullin “Artist i Merituar”, si vlerësim për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Fierin dhe për mbarë artin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?