Artistë shqiptarë dhe të huaj në një koncert në Fier

“Triptik për paqen” titullohet koncerti simfonik që artdashësit fierak ndoqën mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të 9 majit, Ditës së Europës.

Koncerti përbëhej nga një orkestër me 65 instrumentistë dhe kori me 100 këngëtarë nga Prishtina, Selaniku dhe liceu i Fierit, me dirigjentë orkestre italianin Ettore Papadia.

Aktiviteti është një manifestim multimediatik i artit europian për paqen dhe Evropën e Bashkuar.

Sipas regjisorit te aktivitetit, vendi ynë jep kontributin e tij në Kulturën Europiane.

Bashkëpunimi me artiste nga shtete të ndryshme të Europës i jep më shumë rëndësi këtij aktiviteti.

“Requiem” i Verdit dhe koha e IV e “Simfonisë 9” të Bet’hoven ishin dy shtyllat e këtij koncerti madhështor.

SHKARKO APP