Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjyqi për Veliajn, avokati Ndreca: Akuza trysni të pajustifikuar për procesin, nxitimi i tyre nuk i shërben drejtësisë

Aktualitet E mërkurë, 1 Prill 2026 14:43
Gjyqi për Veliajn, avokati Ndreca: Akuza trysni të pajustifikuar për procesin, nxitimi i tyre nuk i shërben drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbrojtja e Erion Veliajt ka reaguar me një deklaratë pas seancës në GJKKO, ku avokati Plarent ndreca thekson se nuk u shty për shkak të Veliajt, por se mungoi një prej avokatëve të të pandehurit Fatjon Baci. Në deklaratën e mbrojtjes së Veliajt, thuhet se në seanca vihet re një qasje e përfaqësuesve të akuzës për të ushtruar një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të procesit. Avokati Ndreca thotë se nxitimi i kërkuar nga përfaqësuesit e akuzës nuk i shërben drejtësisë. “Ai vetëm ekspozon qëllime që nuk lidhen me një proces të rregullt gjyqësor dhe njëkohësisht, vendos në vështirësi edhe gjykatën, e cila ligjërisht prezumohet se vendimmarrjen e saj e mbështet mbi njohjen e plotë dhe të thelluar të dosjes gjyqësore”, thuhet në deklaratë, ndërsa Ndreca rendit edhe volumin e madh të dosjes prej 60 mijë faqesh me të cilën përballen avokatët mbrojtës të të pandehurve. Ndërkohë, vetëm kërkesa për gjykim e prokurorisë, Ndreca thotë se është rreth 565 faqe (e vënë në dispozicion të mbrojtjes vetëm dje).

Deklarata e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 32 minutash
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 46 minutash
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 1 ore

Të nderuar përfaqësues të medias,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke konstatuar se transmetimi i zhvillimeve lidhur me çështjen Veliaj nuk ka qenë gjithmonë i plotë, i saktë dhe i njëtrajtshëm në të gjitha mediat, kemi vendosur të vendosim një praktikë të rregullt komunikimi pas çdo seance gjyqësore. Qëllimi i kësaj praktike është të garantojë një informim të drejtë, të balancuar dhe transparent të opinionit publik mbi zhvillimet e procesit dhe qëndrimet e mbrojtjes.

Sa i takon seancës së datës së sotme, ajo u shty jo për shkak të z. Veliaj apo mbrojtjes së tij, por për shkak të mungesës, për arsye shëndetësore, të një prej avokatëve të tjerë në proces.

Njëkohësisht, në këtë seancë, ashtu si edhe në atë pararendëse, konstatojmë me shqetësim një qasje të përfaqësuesve të akuzës për të ushtruar një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të një procesi që ka humbur tashmë një shkallë gjyqësore, pikërisht si pasojë e këtij nxitimi dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese në fazën paraprake.

Pavarësisht se jemi palë kundërshtare në këtë proces, ne presim nga përfaqësuesit e akuzës të ushtrojnë funksionin e tyre në bashkëpunim me mbrojtjen dhe gjykatën, në përputhje me standardet kushtetuese, konventore dhe profesionale, që lidhen me garantimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Sa i përket mbrojtjes, ne udhëhiqemi nga vetë arsyeja për të cilën ekziston profesioni i avokatit: mbrojtja pa kompromis e të drejtave kushtetuese, konventore, proceduriale dhe ligjore të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Ky mision merr një dimension të veçantë në rastin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili, si çdo qytetar, ka të drejtën për një mbrojtje të plotë dhe efektive, por njëkohësisht, edhe pse në kushte të vështira, do të ushtrojë përgjegjësinë e tij publike ndaj qytetarëve që e kanë votuar, për të nxjerrë të vërtetën në pah. Në këtë kuptim, mbrojtja e z. Veliaj nuk është vetëm një çështje individuale, por një çështje me interes të drejtpërdrejtë publik, që lidhet me të drejtën e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për të njohur të vërtetën.

Ne kemi vendosmërinë e plotë për ta zhvilluar këtë proces në mënyrën më profesionale të mundshme, në respekt të të gjitha palëve, duke garantuar një mbrojtje kushtetuese, serioze dhe transparente përpara publikut.

Barazia e armëve ndërmjet palëve nuk është një formalitet dhe as një çështje dytësore, por një kusht thelbësor kushtetues për realizimin e drejtësisë.

Për të kuptuar dimensionin real të kësaj çështjeje, po paraqesim disa të dhëna konkrete:

Dosja përmban rreth 60,000 faqe;
Në proces janë 30 të pandehur;
Në këtë volum nuk përfshihen aktet e seancës paraprake, ku vetëm kërkesa për gjykim e prokurorisë është rreth 565 faqe (e vënë në dispozicion të mbrojtjes vetëm dje);
Kërkesa për gjykim referon për shqyrtim 1,078 prova dhe 190 dëshmitarë;
Vetëm vendimi i gjykatës së seancës paraprake është rreth 650 faqe.
Këto shifra nuk përfaqësojnë përmbajtjen e analizuar, por vetëm volumet formale të akteve. Një dosje e këtij dimensioni kërkon studim të thelluar, analizë, ballafaqim dhe përgatitje profesionale, procese që nuk mund të realizohen në kushte nxitimi. Për ilustrim, standardet e praktikës së GJEDNJ sugjerojnë se një profesionist nuk mund të përpunojë në mënyrë cilësore më shumë se rreth 180 faqe në ditë.

Imagjinoni për një moment një material hetimor prej 60,000 faqesh që nuk është një vepër letrare e cila lexohet për kënaqësi, por një proces kompleks juridik, ku çdo faqe kërkon verifikim, analizë dhe vlerësim, dhe mbi të cilin varet jo vetëm fati i një individi, por edhe përgjegjësia publike e Kryetarit të Bashkisë së qytetit më të madh në vend.

Nxitimi i kërkuar nga përfaqësuesit e akuzës nuk i shërben drejtësisë. Ai vetëm ekspozon qëllime që nuk lidhen me një proces të rregullt gjyqësor dhe njëkohësisht, vendos në vështirësi edhe gjykatën, e cila ligjërisht prezumohet se vendimmarrjen e saj e mbështet mbi njohjen e plotë dhe të thelluar të dosjes gjyqësore.

Ne do të vijojmë të bëjmë publike çdo kërkesë dhe çdo shkresë që i drejtojmë gjykatës, në mënyrë që opinioni publik në emër të të cilit jepet drejtësia, të jetë i informuar në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.

Faleminderit.

Mbrojtësi i z. Veliaj

Av. Plarent Ndreca

Etiketat e lidhura

erion veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 32 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 46 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.