Artistët në protestë, deputeti i PD: Do ngujohemi brenda, s’lejojmë shembjen e Teatrit

Një pjesë e artistëve janë mbledhur sërish sot para godinës së Teatrit Kombëtar në shenjë proteste kundër shembjes së këtij institucioni.

Në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili tha se e vetmja mundësi për të mos lejuar shembjen e Teatrit është ngujimi.

“Unë po ua them troç se e vetmja mundësi për të mos lejuar shembjen e Teatrit është që të ngujohemi brenda. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ky nuk është një vendim që më takon mua, por juve. Nëse vendosni të futeni brenda, unë do jep i pari që do hy dhe i fundit që do dal nga Teatri. Nuk ka asnjë mundësi tjetër”- tha deputeti i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

(

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?