Artistët në protestë, Maks Velo i kërkon llogari Berishës: Ku shkoi fondi grek për Teatrin?

Artistët kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, arkitekti Maks Velo ka kërkuar llogari jo vetëm nga qeveria, por edhe nga PD dhe nga ish kryeministri Sali Berisha.

Maks Velo është shprehur se në kohën e qeverisë Berisha ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin, por sipas tij nuk dihet ku shkoi.

“PD po të kishte dashur e kishte bërë teatrin, kushdo që vjen shan atë që ka ikur. Nuk jep asnjë llogari për ato që ka bërë vetë. Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin. Ku është ai fond?. Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teatri ka qenë gjithmonë një qendër e sigurimit, kanë qenë të dyja klasat. Teatri i ri është një teatër në ajër, është një teatër urë është i vetmi në botë”- ka thënë Maks Velo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?