“Artistët në Shqipëri në luftë për ekzistencë”, Jul Deda: “Ed artisti” interesohet vetëm kur i përdor Veliaj për fushatë
“Artistët në Shqipëri po luftojnë për ekzistencë, në kuptimin e parë të fjalës. Tashmë e dimë, se që nga fillimi i pandemisë ata ishin të parët që mbetën pa punë. Sot që flasim jemi në muajin e nëntë të kësaj drame profesionale, ekonomike dhe familjare të artistëve shqiptarë dhe askush nuk çan kokën për ta”.
Kështu e nis reagimin e tij Julian Deda, artisti i humorit, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën dallimin mes qeverisë në Tiranë dhe asaj në Prishtinë për mënyrën se si i kanë trajtuar artistët gjatë pandemisë.
“E njejta situate ndodh me Artistet shqiptar ne Kosove, edhe ata kane pothuajse aq kohe qe nuk ushtrojne profesionin e tyre dhe si rezultat, po aq kohe qe luhaten ekonomikisht. Por ne Kosove me sa duket paska shtet. Qeveria kosovare nepermjet Ministrise se Kultures ka vendosur t’i jape nje dore, duke akorduar as me pak e as me shume por 2.5 milion Euro per Artistet gjate kohes se pandemise. E dini pse ndodh kjo? Jo per ti perdorur elektoralisht, se atje nuk ka zgjedhje, por sepse ne Kosove kane respekt per Artistin dhe per kontributin tij. Kete ben Qeveria e Kosoves, nje shtet me i vogel se ne, shume me i ri se ne, me ekonomi me te brishte se ne, por me sa duket me njerezor dhe respektues”, shkruan Deda
Por çfarë po ndodh në Shqipëri, sipas Julian Dedës?
“Krejt e kunderta. Qeveria jone komplet kontrapetal. Ministres sone te kultures, jo vetem qe nuk i shkon ndermend te beje nje gje te tille, por as nuk denjon t’i takoje Artistet, qofte edhe per tua qare hallin. O zonje, qe nuk ta di as emrin, informoje pak shefin tend, thuaji qe Artistet jane ne hall te madh, jane pa pune, pa te ardhura. Ata kane familje per te mbajtur dhe nje personalitet artistik per te mbrojtur”.
“SPEKTAKLI” I VELIAJT ME ARTISTËT
“E vetmja here kur Ed “artisti” interesohet per Artistet eshte kur i kerkon Erionit ti marre e ti perdore per fushate, per te shtuar vota te thesi i rilindjes, vetem kaq, pastaj i fut shkelmin dhe i hedh ne rruge. Nuk paska Shqiperia dy lek per ta? Sigurisht qe ka, por babezia per te vjedhur gjithçka ne fund te mandatit nuk te le te mendosh per buken Artisteve”.D
DY FJALË PËR KRYEMINISTRIN EDI RAMA
“Edo, ti e di mire se nje popull pa Art e Kulture nuk eshte me komb por thjesht kope dhe ti keshtu i do shqiptaret, ca dele te varfra dhe injorante, qe te kesh mundesi t’i perdoresh dhe jo t’i respektosh. Po ku di ti çfare eshte respekti, nuk e njeh si fjale.
Ed, mos bej sikur nuk degjon, por hap thesin dhe ndihmo Artistet…!”