Artistët nuk heqin dorë, Derhemi fton Kumbaron dhe Veliajn në dëgjesë
Artistët si cdo ditë, edhe ditën e sotme janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar.
Ndër të tjerë, ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili deklaroi se nuk kanë asnjë kompromis me kreun e bashkisë, Erion Veliaj dhe se për këtë arsye e ftonte Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kreun e Bashkisë Erion Veliaj në një dëgjesë në sallën e Teatrit Kombëtar.
Pjesë nga fjala e Arben Derhemit
Së pari nuk ka asnjë kompromis, dhe asnjë ndryshim të pozicioneve të palëve, SASE dhe SPAK bëjnë me dije se në jemi për ti bërë këto ndërsa monumente historike. Me deklaratat e sotme Veliaj, ka dekonspiruar takimin me ne.
Do ta bojkotojmë këtë farsë, ne mbetemi të vendosur për dialogë. E ftojmë zotin Veliaj në një dëgjesë në sallën e teatrit kombëtar. Le ta vendosin ata orën dhe datën, ne jemi këtu në sheshin e Teatrit Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

