Artisti i njohur Mevlan Shanaj ngre alarmin: Çfarë filmash mediokër po bëjnë! Po shkatërrohet kultura kombëtare!
Aktori i mirënjohur i filmit shqiptar, Mevlan Shanaj, shkruan në një postim në facebook se është rrezik i madh për kulturën tonë kombëtare vërshimi i çdokujt që të bëjë skenare apo regji filmash, pasi po e shkatërrojnë kulturën dhe gjininë e filmit, sepse nuk kanë as kulturën dhe as talentin e duhur.
Ja se çfarë poston Mevlan Shanaj: “ALARM KOMBËTAR!
Vërshimi i skenaristëve dhe regjisorëve amatorë në prodhimin filmik, nëpër ekrane , është një rrezatim atomik për kulturën shqiptare!”- përfundon artisti i njohur i skenës dhe ekranit.
Në të vertetë çdokush që ka pak lekë bën një film dhe me pas e pompojnë sikur kanë bërë një film të madh. Ndonëse ndonjë film mund të jetë bërë në parametrat e duhur artistik, por në shumicë dërmuese ka nivel mediokër skenari, aktorësh dhe regjie.
Ndaj Mevlan Shanaj ngre alarmin për këtë nivel mediokër dhe shkatërrues që po mbizotëron në tregun e filmit në Shqipëri.
Sado investim privat të jetë prodhimi i një filmi përsëri duhet të ketë Agjensi apo Bord me aktorë, regjizorë dhe skenaristë të njohur që një film para se ti ofrohet publikut të kalojë në këtë filtër artistik.