As Doganat nuk kanë dijeni për përgjuesit

Vazhdon te thellohet skandali i pergjimeve. Drejtoria e Doganave nuk ka pasur dijeni për hyrjen e pajisjes së përgjimeve në Shqipëri. Në përgjigjen zyrtare për Prokurorinë thuhet se nuk është identifikuar apo zhdoganuar një pajisje e tillë në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë.

Një natë më parë në Opinion, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se një pajisje e tillë nuk ishte e paligjshme në dijeninë e tij, pasi nuk kryente përgjime.

Hetimet kanë nisur për akuzën “shpërdorim detyre”, në lidhje me përdorimin e dyshuar të pajisjes së përgjimeve dhe futjen e saj në Shqipëri pa njoftuar autoritetet ligjore të vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedimi penal nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?