As në Kosovë, as në Maqedoni, Lavdrim Muhaxheri i paralizuar në Siri

 

Terroristi kosovar i ISIS, Lavdrim Muhaxheri, nuk ka hyrë as në Maqedoni dhe as në Kosovë.

Ai nuk ka lëvizur për asnjë moment nga streha e tij brenda Shtetit Islamik në territoret e pushtuara në Siri.

Shërbimet inteligjente nga dy vendet hedhin poshtë zërat e para disa ditëve, se një ndër njerëzit më të njohur të Shtetit Islamik, kosovari Lavdrim Muhaxheri, ka hyrë në Ballkan dhe strehohet aktualisht në rrethinat e Tetovës në Maqedoni dhe pritet që të hyje ilegalisht në Shqipëri ose në Kosovë.

Lavdrim Muhaxheri, sipas njoftimeve dhe të shërbimeve sekrete të huaja, është i paralizuar në gjendje të rënduar dhe nuk mund të lëvizë.

SHKARKO APP