As shiu s’po e prish dot atmosferën në Elbasan

Qyteti i Elbasanit, vendi ku do të luhet sot takimi Shqipëri­-Serbi ka filluar të mbipopullohet nga tifozët shqiptarë, të cilët po mbërrijnë nga të gjitha trevat e Shqiperisë.

Kështu, në bulevardin kryesor shihen grupe tifozësh, të cilët po mbushin rrugët e qytetit. Ata kanë udhëtuar qysh orët e para të së enjtes për të qenë në stadium në mbështetje të kuqezinjve.

Gjithashtu, në bulevard mbizotëron vetëm ngjyra kuqezi, ku mund të blesh çdo aksesor të kombëtares si bluza, shall, kapele etj.

Situata është shumë festive dhe deri tani nuk pasur asnjë incident.

Madje as shiu, që po bie në qytetin e Elbasanit nuk e ka zbehur atmosferën festive të tifozerisë, të cilët sot mbështesin kombëtaren në përballjen ndaj Serbisë… (vijon)

SHKARKO APP