Asambleja e PS në Durrës, Rama: Në 2030 arrijmë 20 milionë turistë

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama tha se deri në 2030 Shqipëria mund të arrijë shifrën e 20 milionë vizitorëve të huaj.

“Mbase është pak, por këtë vit ne kemi përjetuar një moment jashtëzakonisht kthese në turizm. Kemi arritur një shifër që jo shumë vite më parë do dukej e paimagjinueshme.

Kemi arritur në muajin tetor, që nuk është piku i sezonit, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Kanë ardhur mbi 80% plus, nga janari në tetor kemi prekur shifrën e 9 milionë turistëve”,-tha Rama.

SHKARKO APP