Asambleja e re e PS, emrat publikohen nesër

Menjëherë pas miratimit të statutit të ri të Partisë Socialiste dhe shkuarjes në referendum për çështjen e mandatit të kryetarit të Partisë Socialiste, 1500 delegatë kanë nisur votimin për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore.

Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij.m

Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president.

Kongresi i Partisë Socialiste, nisi në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve ku në rend dite ishin 6 pika.

Krahas kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama,  kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka folur për anëtarësimet e reja në parti, kreu i komisionit të garancive statutore Fatmir Xhafaj ka prezantuar statutin e ri të partisë.

SHKARKO APP