Asambleja gjyqësore, sot votimi për 6 anëtarët e KLGJ-së

Këtë të mërkurë ka nisur mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve për të zgjedhur përmes votës anëtarët për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në garë për 6 vende janë Medi Bici, i cili do të jetë automatikisht i fituar si i propozuar nga Gjykata e Lartë; Ilir Toska, Nertina Kosova dhe Brikena Ukperaj nga gjykatat e Apeleve; Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj nga gjykatat e Shkallëve të Para.

Ndërkohë është tërhequr nga gara gjyqtarja Alma Brati, aktualisht gjyqtare e Shkallës së Parë në kryeqytet por dorëheqja e saj nuk ndikon në procesin e votimit, pasi ka edhe 4 kandidatë të tjerë në garë. Një ditë më parë Konferenca e Prokurorisë zgjodhi 6 anëtarët prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me ngritjen e këtyre dy institucioneve Reforma në Drejtësi shkon drejt një momenti vendimtar për drejtësi të pavarur dhe profesionale me qëllim rritjen e besimit të gjyqësorit te qytetarët.

Në fjalën e saj, ministrja Etilda Gjonaj theksoi se ngritja e dy institucioneve të reja, KLP e KLGJ janë thelbësore për të kaluar në stadin tjetër të Reformës në Drejtësi, ndërsa shtoi se paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga muaji tjetër dyfishohet. “Dje mbledhja e përgjithshme e prokurorë zgjodhi përmes një shembulli model për demokracinë gjashtë anëtarët e KLP. Sot keni radhën ju. Kam besimin se ashtu si prokurorët edhe ju do jeni në gjendje për të vendosur themelet e shëndosha të sistemit të ri të drejtësisë”, tha Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej theksoi se:“Sot ju me mbledhjen tuaj do i jepni jetë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Shpresojë fort që të gjithë kemi mësuar shumë nga e shkuara, duke reflektuar mbi problematikat e vërejtura nga KLD, kemi ndërtuar kuadrin e nevojshëm ligjor që KLGJ të garantoj pavarësinë reale të gjyqësorit dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, si edhe promovimin e tyre sipas standardeve të duhura për llogaridhënien dhe integritetin e gjyqtarëve në shërbim të ligjit e qytetarëve”, tha Gjonaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju bëjë me dije se KLGJ dhe KLP kanë tashmë në dispozicion godinën e re ku do të nisin punët e tyre. Dëshiroj të falenderoj përfaqësuesit e SHBA dhe BE që po ndjekin me përkushtim këtë proces, duke ndihmuar përmes “OPDAT” dhe “EURALIUS” për rregullat dhe fletën e votimit për të pasur një proces sa më transparent e të përgjegjshëm. Falënderim edhe për Kreun e Gjykatës së Lartë për kontributin e dhënë për jetësimin e kësaj mbledhje”, përfundoi Gjonaj. Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve do të jenë të pranishëm edhe nga përfaqësia e trupit diplomatik në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?