Asambleja Parlamentare e KiE njeh reformat e drejtësisë, Hasani: Më në fund po japin rezultatet e shumëpritura

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me 52 vota pro ka njohur reformat e drejtësisë në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet e pandërprera, më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.

“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan ministri Hasani në rrjetin social “X”.

SHKARKO APP