FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asgjë e re nga FRONTI PD! Vetëm spostim vëmendje nga masakra e votave

Sot Lulzim Basha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD-së. Zgjedhjet i përlau prapë RAMA. Në vitin 2017 Edi Rama e mori pushtetin me Bashën direkt, kurse në 25 prill me Bashën që nuk u bë Prijës i Opozitës.

Tani sado që PD-ja bërtet se do bëjë namin, asgjë nuk ka për të bërë! Do zihen e kërthasin disa ditë, derisa të mbarojnë zgjedhjet në PD gjatë muajit qershor dhe më pas në Parlament pa bërë zë.

Ndaj edhe sot do bëhet sikur zihen, se do bëhet “nami” kundër Bashës që humbi zgjedhjet, por në thelb të gjithë mezi presin që të hyjnë në sallën e Parlamentit, të cilën e braktisën kaq poshtërsisht dy vite e kusur më parë, duke rrënuar demokracinë Parlamentare dhe ia sollën në pjatë argjendi krejt pushtetet, Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot do ketë lajme se “plasi debati”, se “u zunë”, se “Bujar Nishani doli kundër Bashës”, etj etj. Në fund prapë do të jetë Basha kryetar i PD-së dhe prapë Saliu do thotë se “më mirë se Lulin nuk kemi ku gjejmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të dalin dhe grupi Arben Imami me një kandidaturë, por asnjë nuk do ta begenisë sepse Basha do të jetë prapë aty, edhe katër vite. Edhe Rama do mbretërojë edhe katër vite!

Të dy mirë janë, njeri në pushtet me firma që firmos miliarda euro dhe tjetri pa firmë, por nuk ndjehet shumë keq. Ndaj sot do jetë ditë spektakli edhe për të spostuar vëmendjen nga blerja masive e votave nga banda e pushtetit.

Kështu që mos u merrni me PD, sot!

Asgje e re nuk do të ndodhë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?