Asgjë nuk i ndal dot shkodranët!
Thirrja e autoriteteve qëndrore por edhe e kryebashkiakes Voltana Ademi ka rënë në vesh të shurdhët.
Qytetarët shkodranë u lëshuan në rrugët e qytetit ku me këmbë, e ku me makina e biçikleta sapo nisin orari zyrtar i lëvizjes së lirë në qytet.
Forca të shumta të policisë të cilët patrullonin në rrugë ndërhynë për të kthyer pas qytetarët por ishte e pamundur.
Shëtitjet në grup nuk munguan.
Nëse gjatë ditës së enjte qytetarët shkodranë thyen çdo rregull dhe qindra i’u drejtuan pikave turistike të Shirokës dhe Zogajve si dhe pedonales se Molos nga dita e sotme do të përballen me forcën e ligjit.
Pas Prefektit Çesk Millja, edhe deputetja socialiste Senida Mesi paralajmëroi qytetarët se nga dita e sotme e në vazhdim do të përballen me policinë.