Asgjësohen 5241 bimë narkotike në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë

Policia e Shtetit ka asgjësuar 5241 bimë narkotike në kuadër të operacionit “Fokusi”. Bimët u asgjësuan në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.

Pjesa më e madhe e bimëve u gjetën në qarkun Shkodër.

Ndërkohë vijojnë veprimet për kapjen e autorëve të dyshuar që mund të kenë kultivuar këto bimë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon rikontrolli i imtësishëm i territorit, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “FOKUSI”.
2 000 punonjës policie, dhjetëra dronë dhe helikopterë, për të rikontrolluar territorin, nga ajri dhe nga toka.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë javës që lamë pas, u asgjësuan 5241 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.
✅3155 bimë narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të terrritorit të qarkut Shkodër, në kuadër të fazës së 17-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra”.
2856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër;
219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës;
80 bimë janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.
✅Si rezultat i kontrolleve në malësinë e Krujës, në kuadër të fazës së 39-të të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 1485 bimë narkotike.
✅Në qarkun Lezhë, në kuadër të fazës së 40-të të operacionit policor të koduar “Imazhi”, janë asgjësuar në total 570 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras.
268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot.
✅Në Tropojë, në kuadër të fazës së 11-të të operacionit të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, janë gjetur dhe asgjësuar 31 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Strukturat e drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Tiranë, në drejtimin e Prokurorive respektive, vijojnë hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat e vendit, duke përdorur helikopterë dhe dronë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅

SHKARKO APP