Asgjësohen 8839 bimë kanabis, policia në kërkim të autorëve

Në qarkun e Shkodrës janë asgjesuar 8839 bimë kanabisi, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe asgjësuan 5586 bimë kanabis;

Swiss Digital Desktop Reklama

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;

Swiss Digital Mobile Reklama

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?