Asgjësohen mbi 3 mijë rrënjë hashashi
Policia e Krujës, në bashkëpunim me FNSH dhe në vijim të operacioneve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka organizuar një tjetër operacion gjatë të cilit janë asgjësuar 3052 bimë narkotike hashash.
Nuk ka ende asnjë të dyshuar si kultivues të kësaj sasie, që u gjet gjatë kontrollit të përqëndruar në territorin e fshatit Rranxë të Cudhisë, në Krujë.
Një pjesë e bimëve u mor në cilësinë e provës materiale. Nga policia raportohet se po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.