Asgjesohen rreth 15 mijë rrënjë kanabis në Shosh e Shalë
Ka vijuar operacioni antikanabis në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Shosh e Shalë u asgjesuan 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale
Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet Proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

